SHBA: Nuk po tërhiqemi plotësisht nga Siria

SHBA nuk po tërhiqet plotësisht nga Siria, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës amerikane duke shtuar se do të zhvendoseshin rreth 50 ushtarë.

“Kjo nuk nënkupton tërheqjen e ushtarëve nga Siria”, deklaroi zyrtari.

Ai shtoi se Pentagoni kishte sqaruar Turqinë se një pushtim i plotë do të ishte një ide e keqe dhe se Ankaraja do të mbante përgjegjësi për çdo krizë humanitare ose për rishfaqjen e Shtetit Islamik.

Zyrtari theksoi se masa e ndërmarrë nga presidenti amerikan, Donald Trump, nuk nënkupton që kurdët mund të kryejnë masakra.

Ai shtoi se Uashingtoni do të dëmtojë Turqinë ekonomikisht nëse ajo kalon limitet.

“SHBA nuk janë dhe nuk do të jenë në një pozitë që të luftojnë me Turqinë për çfarëdo veprimi që ajo ndërmerr në lidhje me Sirinë”, deklaroi zyrtari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu