“SHBA synon të parandalojë përshkallëzimin në Palestinë”, Blinken: Kontrolli i Hamasit mbi Gazën s’mund të vazhdojë

Sekretari i Shteit të SHBA Anthony Blinken, ka deklaruar se synimi i SHBA është izolimi diplomatik i Hamasit në botën arabe si edhe parandalimi i forcimit të tij të mëtejshëm në Palestinë gjë për të cilën thekson se kjo e fundit mund të çojë në destabilizimin e plotë të autoritetit Palestinez si edhe përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.

Bisedimet e Blinken në Jordani kanë një rëndësi të madhe. Sekretari i Shtetit tha se si Uashingtoni si shtetet arabe besojnë Gaza nuk mund të vazhdojë të jetë e kontrolluar nga Hamasi. Më tej shtoi se ai ka diskutuar me homologët e tij arabë se si të hartojnë një rrugë ëmë të mirë drejt një zgjidhjeje të këtij konflikti.

Kreu i diplomacisë amerikane përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbështesin “pauzat humanitare” në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, por hodhi poshtë thirrjet për “armëpushim” nga vendet arabe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu