SHBA tregon cili shtet është miku i saj më i mirë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përshëndeti lidhjet e ngushta të vendit të tij me Izraelin, duke thënë se shteti i vetëshpallur hebre nuk ka “asnjë mik më të mirë se SHBA-në”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me presidentin izraelit Reuven Rivlin, Pompeo tha se Hamasi dhe Hezbollahu vazhdojnë të përbëjnë “kërcënim për stabilitetin e rajonit dhe Izraelit”.

SHBA, raportohet të ketë thënë Pompeo në takim, ka një “detyrim moral dhe politik” për të parandaluar forcat “armiqësore” nga destabilizimi i Lindjes së Mesme.

Pompeo mbërriti në Izrael të mërkurën si pjesë e një turneu më të gjerë në rajon e cila përfshin vizitën tashmë të realizuar në Kuvajt dhe atë në Liban të premten.

Në takimin e sotëm, Rivlin u citua t’i ketë thënë kryediplomatit amerikan se “Ne e dimë që po vizitoni nesër Libanin, por dua të theksoj se kur flasim për Libanin, Libani nuk është i ndarë nga Hezbollahu dhe nëse ndodh ndonjë gjë nga Libani deri në Izrael, ne do ta mbajmë Libanin përgjegjës”.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh … Ne kemi probleme me iranianët dhe unë jam i sigurtë se keni folur me kryeministrin Benjamin Netanyahu për këtë”, ka shtuar Rivlin.

Në një deklaratë të mëvonshme, Rivlin tha se me Pompeon kishte diskutuar gjithashtu situatën në Rripin e Gazës të bllokuar nga Izraeli.

“Ne nuk mund të negociojmë me organizatat terroriste”, ka thënë Rivlin në lidhje me lëvizjen e rezistencës Hamas, e cila ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu