Shembull tolerance: Imami dhe prifti shqiptar në Toronto, bashkë në xhami, bashkë në kishë

Imam Adnan Berbatovci dhe Dom Prend Kola janë dy shqiptarë patriotë që shërbejnë me përkushtim dhe devotshmëri në komunitetin shqiptar në Toronto. Dy udhëheqës shpirtëror shumë të rëndësishëm që mbajnë gjallë besimin te Zoti dhe dashurinë për Atdheun.

Adnan Berbatovci është Imam i Xhamisë shqiptare në Toronto që prej 5 vitesh. Shoqëria Shqiptare Muslimane e Torontos në Kanada ekziston që nga viti 1935. Kjo shoqëri u qëndron shqiptarëve pranë dhe kryen aktivitete për ruajtjen e gjuhës shqipe, dërgojnë ndihma të konsiderueshme në atdhe, zhvillojnë aktivitete me karakter social dhe edukativ.

Dom Prend Kola shërben prej një viti e gjysëm në Misionin Katolik Shqiptar Shën Nënë Tereza në Toronto. Pranë selisë së këtij Misioni funksion shkolla Shqipe Nënë Tereza, grupi i valleve shqipe, festohen solemnisht festat kombëtare, festa e Nënë Terezës etj. Ky Mision u shërben 350 familjeve në sherbesa liturgjike dhe ceremoni të ndryshme familjare. Misioni është themeluar zyrtarisht në vitin 2011 dhe shërben për shqiptarët si atdhe i dytë. Ky Mision po punon për ndërtimin e një Kishe dhe qëndre multifunksionale shqiptare në Toronto.

Respekte dhe Mirënjohje për Imam Adnan Berbatovcin dhe Dom Prend Kolën për gjithë përkushtimin, shërbimin, mirësinë dhe devotshmërinë ndaj komunitetit shqiptar në Toronto, Kanada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu