“Sherr” mes Xhaferi dhe Micevskit: “Lexoje rregulloren, ulu dhe mos ndërhy”

Atmosferë tensionuese pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i vendosi në rend të ditësinterpelancat e iniciuara nga opozita për ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe zëvendëskryeministrin Lupço Nikollovski. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se dy interpelancat kanë qenë në rendin e ditës në seancën e 36 kur u votuan ligjet e pakos së pestë ekonomike dhe me pajtimin e opozitës ato ishin hequr nga rendi i ditës.

“Ju kërkuat të hiqen nga senaca e 36 dhe tani nuk mund ta ktheni. Ju mund të dorëzoni iniciativa të reja, ajo nuk është kontestuese, por nuk do ta vendos në votim propozimin. Kjo është në kundërshtim me rregulloren. Nuk do ta vendos”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski në konferencë për media tha se shumica parlamentare me qëllim po e heq nga rendi i ditës interpelancën për të mos diskutuar për dështimet në këto dy dikastere.

“Është e nevojshme që sa më shpejtë që është e mundur të hapet seancë për përgjegjësi pikërisht për këta ministra që janë përgjegjës për këto dy ministri. Por kryetari i parlamentit Talat Xhaferi në kundërshtim me rregulloren, bënte që të ndalohet seancë për interpelancë në rend dite. Shumica parlamentare bënë çmos që të mos mbahet seanca për interpelancë. Kjo sjellje është e papërgjegjshme”, potencoi Nikolla Micevski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq deputeti i LSDM-së Jovan Mitrevski tha se nuk ikin nga debati për interpelancë, por se opozita nuk ka vepruar sipas rregullores së Kuvendit.

“Le të dorëzojnë sërish interpelancë ashtu siç është e paraparë me rregulloren dhe sigurisht që do të vendosen në rend të ditës dhe për ato do të diskutojmë në ditën kur ata do ta caktojnë. Kam thënë publikisht dhe në foltoren e Kuvendit le të caktojnë një ditë dhe do të flasim për interpelancë”, deklaroi Jovan Mitrevski – deputet i LSDM-së.

Ndryshe, e fundit në rend dite në seancën e filluar sot është interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu