Shikoni çfarë detaji përdor revista “TIME” për të “sulmuar” Trump (FOTO)

A është ky dreqi, i maskuar?

Revista prestigjioze amerikane “TIME”, siç edhe pritej, e emëroi të mërkurën presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si ‘Person i vitit’.

Dhe, shumë njerëz në rrjetet sociale thanë se janë të bindur se dizajnerët e revistës e kanë paraqitur qëllimisht Trumpin si dreq në ballinën e saj, shkruan Gazeta Express.

Teksa shkronja M qëndron saktësisht mbi të, miliarderi duket sikur të ketë brirë të kuq në kokë.

Përveç kësaj, Trump është përshkruar si “President i Shteteve të Përçara të Amerikës” nga revista në ballinën e saj. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu