Shikoni pamjet prekëse nga nata e fundit e Ronaldos në Mardid (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është kthyer mbrëmë në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga tifozë të Real Madridit.

Ronaldo është larguar pas nëntë viteve nga Santiago Bernabeu, për të provuar një sfidë të re në Itali, tek skuadra e Juventus.

Ai mbrëmë u kthye në shtëpinë e tij në Madrid, ku është pritur nga disa tifozë, të cilët e pyesnin vazhdimisht pse është larguar nga Reali.

Madje ishte një moment kur njëri i tha se nuk po besonte që po e shihte për herë të fundit. “Do të na mungosh. Nuk po më besohet se është hera e fundit që do të shohim”, i tha njëri nga tifozët.

Ronaldo ia ktheu: “Hera e fundit? Jooo. Nuk do të vdes!”. Shkojeni videon:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu