Shikoni si Vuçiç e ironizon Edi Ramën

Duket se dashur padashur, Vucic e ka konsideruar Ramën si një personazh që po i lutet BE-së për hapjen e negociatave.

Në një intervistë të mërkurën më 30 maj në “Le Monde”, ku mori pjesë në konferencën vjetore të Këshillit të Evropës për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), Aleksandar Vucic, thotë se është i vendosur për të ndjekur qëllimin e anëtarësimit në BE pa mohuar lidhjet e tij të privilegjuara me Moskën.

Ndër të tjera Vuçiç është shprehur se ai, ndryshe nga Edi Rama, nuk “do të lutet për pranimin në BE”, por do të “mbështet në rezultatet e punës së tyre”.

“Por qasja ime është e ndryshme nga ajo e Edi Rama Nuk dua të lusë asnjë. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, duhet të ecim përpara për veten tonë. Dhe po marrim rezultate: për vitin e tretë me radhë, pa ndonjë presion nga jashtë, ne kemi një suficit buxhetor

Komisioni mirëpret përparimin tonë ekonomik. Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësohet: sundimi i ligjit, liria e shprehjes … Ne kemi nevojë për më shumë investime të huaja”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu