Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka shkarkuar Xhevat Isenin, drejtorin apo kryetarin e bordit të Drejtorëve të Shoqatës Aksionare për Ekonomizimin e Hapësirave Afariste. Ai ishte anëtar një nga figurat kyçe në SHkup të LSDM-së, që solli fitoren e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, dhe më pas edhe ato lokale. Së fundi ishte kritik i ashpër i politikave të LSDM-së dhe disa funksionarëve të saj.
Nga Qeveria nuk sqaruan arsyet e shkarkimit, por për Isenin së fundi shkruanin disa media në gjuhën maqedonase, duke thënë se ai ishte parë në një dasëm me një pistoletë në brez, për të cilën Iseni theksoi se ishte pistoletë me gaz dhe me leje. (INA)










