Shkencëtarët kanë zbuluar sekretin e pabesueshëm të cilin ultrazëri e fsheh mbi të ardhmen e bebes

Diçka shumë me rëndësi për jetën e fëmijës krijohet derisa ai është në barkun e nënës.

Hulumtimi i ri ka zbuluar diçka shumë interesante se edhe çka tjetër na zbulon ultrazëri për beben ende të palindur.

Hulumtuesit tashmë disa vite besojnë që shenjat e para të majtakëve apo djathtakëve te fëmijët shfaqen derisa janë të vegjël, mirëpo tani konsiderojnë që ultrazëri mund të na zbulojë shumë më herët cila dorë do të jetë dominuese në jetën e fëmijës.
Të dhënat e reja tregojnë që prirja drejt dominimit të dorës së majtë do të mund të fillojë bashkë me formimin e kurrizit të fëmijës, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit Rur në Bohum kanë zbuluar që është e mundshme të zbulohet se a do të jetë fëmija majtak apo djathtak që në javën e tetë të shtatzënisë.
Prandaj, ultrazëri do të mund të na ofrojë dëshminë më të mirë – nga java e 13-të e shtatzënisë, fëmija deri sa është ende në barkun e nënës do të thithë gishtin e madh të dorës së majtë apo të dorës së djathtë.
Derisa fëmijët janë në mitër, korteksi i tyre motorik – i cili i dërgon sinjale nga truri palcës kurrizore dhe aktivizon lëvizjet – ende nuk është formuar.

Kjo do të thotë që tashmë fëmija ka prirje drejt dorës së caktuar para momentit kur ai formohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu