Shkup, organizohet punëtori për regjistrimin e turqve në Maqedoninë e Veriut

Nën organizim të Lidhjes së Organizatave Turke të Shoqërisë Civilë të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB) në Shkup u majt një punëtori për vlerësimin e regjistrimit të turqve në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrësit diskutuan regjistrimin që do të kryhet në prill të këtij viti në vend.

Në ngjarje të pranishëm ishin Ambasadori i Turqisënë Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, presidenti i MATUSITEB-it Hüsrev Emin, si dhe presidentë të partive politike turke dhe zyrtarë të tjerë të komunitetit turk.

Gjatë punëtorisë, u ndoqën video-porositë e përgatitura për të shprehur mbështetjen në këtë drejtim nga Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop; kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serkan Kayalar; si dhe kryetari i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren.

Duke treguar rëndësinë e regjistrimit, Ambasadori Sekizkök tha se ishte shumë i kënaqur të shohë ndërgjegjësimin e turqve në vend rreth regjistrimit.

Sigurisht që është shumë e rëndësishme që regjistrimi të respektojë standardet ndërkombëtare dhe transparencën. Çdo individ i komunitetit turk ka një përgjegjësi shoqërore në procesin e regjistrimit. Uroj që kjo punëtori të jetë e frytshme“, shtoi Sekizkök.

Mes tjerash, presidenti i MATUSITEB-it, Emin, theksoi se ky regjistrim është jetike për turqit në Maqedoninë e Veriut, duke uruar që rezultatet e regjistrimit të jenë në të mirë të turqve në vend. Në fund të seminarit, u mor një vendim për krijimin e një Këshilli Kombëtar Koordinues për Regjistrimin, si dhe u miratua një deklaratë përfundimtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu