Shkup, reshjet izolojnë fshatin Rashçe (VIDEO)

Reshjet e shumta në vend dhe rajon, kanë sjellë shumë përmbytje dhe disa lumej kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar bllokimin e disa zonave.

Por, uji i grumbulluar nga shirat në hyrje të fshatit Rashçe të Sarajit, ka izoluar banorët, për shkak se lumi Vardar ka dalë nga shtrati, transmeton “Alsat”.

Banorët e këtij fshati kanë kërkuar për ndihmë, por askush nuk i është përgjigjur thirrjeve të tyre, duke i lënë në mëshirën e fatit.

Në 11 dhjetor Maqedonia do të mbajë zgjedhjet e parakohshme, por askush nga partitë politike nuk kanë dalur për t’i ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu