Ambasadori i BE- në Shkup, Dejvid Gir deklaroi se vetëm përmes dyfishimit të përpjekjeve për tu gjetur zgjidhje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria mund të arrijnë marrëveshje.
Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, ambasadori Gir thotë se, kryesimi portugeze me BE-në e theksoi qëllimin e tij që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Megjithatë Këshilli i BE-së punon në bazë të vendimeve të njëzëshme dhe për tu hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, patjetër të ketë pajtueshmëri nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. E për këtë duhet Maqedonia e Veriut të bëjë përpjekje maksimale për të arritur zgjidhje për çështjet e hapura bilaterale.









