Shkupi e shpall “të margjinalizuar” eurodeputetin bullgar, Angel Xhambaski

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u kërkoi të dielën autoriteteve të Bullgarisë që të distancohen nga deklaratat e “figurave politike margjinale” që morën pjesë në një manifestim të shtunën në Shkup, ku “provokuan ndjenjat kombëtare e shtetërore të popullit maqedonas”.

Angel Xhambaski, eurodeputet bullgar dhe drejtues i partisë bullgare VMRO BND (Lëvizja Popullore Bullgare) në një manifestim kushtuar 95-vjetorit të vdekjes së Mara Bunevas – një grua revolucionare bullgare, e cila, sipas politikanëve në Sofjes, ka luftuar për “çlirimin dhe bashkimin e tokave bullgare” – ka provokuar me disa mbishkrime si “Një shtet! Dy kombe”, “Maqedonia, Thrakia”, “Stop gjenocidit ndaj bullgarëve” e tjera.

Këtu në Kalanë e Vardarit, jemi mbledhur për të nderuar bullgaren e madhe Mara Buneva dhe për t’i mbështetur vëllezërit bullgarë në Maqedoni. Le t’ua bëjmë të qartë politikanëve serbomëdhenj në pushtet se nuk do t’i lëmë të vazhdojnë politikën e gjenocidit ndaj bullgarëve të urdhëruar nga Kominterni dhe të kryer nga Maqedonia që nga 7 janari 1945. Nuk do të lejojmë vazhdimin e shkombëtarizimit të bullgarëve”, tha Xhambaski.

Autoritetet maqedonase i kanë cilësuar këto deklarata si “provokim i rëndë” që rrënojnë përpjekjet për përmirësimin e raporteve mes dy shteteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu