Shkupi ndër kryeqytetet me ujin më të mirë për pije (VIDEO)

Mbi 35% e fshatrave në gjithë territorin e vendit nuk kanë ujë të sigurt për pije. Ndërsa në nivel global, 80% e njerëzve të cilët jetojnë në vendet rurale, shfrytëzojnë ujë të pasigurt. Këta zona janë ato të cilat nuk janë të kyçura në ujësjellës të qytetit. Nuk dihet se në cilat rajone apo komuna të vendit ka më së shumti fshatra të cilët nuk kanë ujë të sigurt.

Më të rrezikuara janë fshatrat me ujësjellës të tyre lokal, këtë çështje edhe më parë e kemi ngritur, aty ku nuk ekziston Ndërmarrje publike komunale e cila udhëheq me ato objekte ujësjellës, dhe në këto vende ndodh që një pjesë e mostrave të analizuara jo të rregullta edhe për nga aspekti bakteriologjik. Edhe më të rrezikshëm janë ato objekte ujësjellës që banorët i kanë në oborret e tyre si puse, pompa dhe të ngjashme nuk i përkasin asnjë kontrolli, por edhe vet pronarët nuk ndërmarrin masa që ai ujë të jetë i sigurt. Që uji të jetë i pastër patjetër të jetë i dezinkfetuar dhe i kontrolluar – deklaroi Gordana Ristovska, Instituti i Shëndetit Publik.

Nga n.p Ujësjellësi dhe kanalizimi thonë se ndotja e ujit ndodh atëherë kur bëhet sanimi i gypave të ujësjellësit. Sigurojnë se Shkupi ka ujin më të mirë dhe më të pastër se në shumë shtete të Evropës.

Gypi i azbestit nuk është gypi i cili furnizon ujin, por kur ka defekt në atë gyp, në momentin kur ajo këputet derisa e riparoni defektin, pluhuri i cili del nga ai gyp është problematik. Gypi si gyp nuk është problematik – tha Dushko Veskovski, Drejtor i N.P.K “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Uji tek ne është më i pastër dhe më konstant, me prejardhje nga një fenomen hidrobiologjik i cili nuk është në Evropë, i cili e karakterizon resursin që e distribuojmë si ujë për pije, i balancuar në mënyrë ideale, i pa turbulluar, me temperaturë konstante – theksoi Zoran Bozhinovski, Drejtor i kontrollit sanitar, teknolog inxhinier.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik flasin se 2,1 miliard njerëz në botë nuk kanë qasje deri te uji i sigurt për pije, me çka dhe ju shkelet e drejta e tyre elementare, ndërsa më shumë se 700 fëmijë të moshës nën 5 vjeçe, çdo ditë vdesin për shkak të dijaresë e cila shkaktohet nga uji i pasigurt. Ndërsa 700 milion njerëz në mbarë botën do të mund të përballen me mungesë intensive të ujit deri në vitin 2030.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu