Shoqata e hotelerisë dhe turizmit kërkon të ndalohet konkurenca e padrejtë

Konkurrenca e padrejtë në turizëm e nxiti Shoqatën e Hotelerisë dhe Turizmit, të kërkojë aksion të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente, me qëllim që të eliminohet kjo konkurrencë. Por, çfarë saktësisht e kërcënon punën e punonjësve të regjistruar turistik? Siç thonë ata, me konkurrencë të padrejtë nënkuptojnë të gjithë individët që vetë ofrojnë vend për akomodim, të gjitha agjencitë e paregjistruara, ofrimin t apartamenteve përmes internetit, si dhe disa nene të Ligjit për hoteleri. Zëvendëskryetari i Shoqatës, Sllave Siraçevski thotë se kjo është goditje e drejtpërdrejtë e punës së agjencive të regjistruara vendore.

“Shumë operatorë të huaj nuk bëjnë rezervime përmes agjencive, por vetë i bëjnë këtu, duke mos përdorur as udhëheqës të Maqedonisë. Më e reja është se operatorët e huaj turistik vetëm marrin udhëheqës tek ne, i cili e organizon të gjithë udhëtimin në Maqedoni dhe  ai manipulohet me kesh. Në Maqedoni ka edhe plot apartamente të paevidentuara, të cilat iu jepen mysafirëve të huaj, me çka shmangen taksat ndaj shteti”, u shpreh Sllave Siraçevski, Zëvendëskryetar i shoqatës.

Asim Mexhedoviç, anëtari i Shoqatës, paralajmëroi se vazhdimisht po rritet numri i të ashtuquajturve “agjenci – njeri”, të cilët drejtpërdrejtë kontaktojnë me mysafirët. Sipas tij, me këtë turistët s’kanë privatësi, ndërsa shtetit i prishet imazhi.

“Nëse në të kaluarën kanë qenë ilegale, tani kanë shfrytëzuar disa hapësira ligjore dhe shumë agjenci – njeri, janë regjistruar dhe licencuar. Por askush nuk e kontrollon shërbimin e tyre ndaj turistëve dhe shërbimet e tyre janë të dyshimta”, tha Asim Mexhedoviq, Anëtar i shoqatës.

Aksion të koordinuar për parandalimin e konkurrencës të padrejtë, Shoqata kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, Inspektorati Shtetëror i Punës, Drejtoria e të Ardhura Publike, nga autoritet lokale të Ohrit dhe Strugës, si dhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas të dhënave nga statistikat, vendet e preferuara të vizitorëve në Maqedoni është kryeqyteti si dhe vende me liqene. Numri i turistëve të huaj po rritet, ndërsa në këtë po ndihmojnë edhe fluturimet e lira për në Shkup edhe në Ohër. Më shumë turist këtë vit ka pasur nga Turqia, Holanda, Serbia, Greqia, Bulgaria dhe Shqipëria./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu