Shpërthen në Arabinë Saudite pas lajmit për grusht shteti: “Përmbyseni mbretin”

Mbretëria e Arabisë Saudite është duke përjetuar një tension të fortë gjatë muajve të fundit kur princi Muhamed bin Salman ka mbledhur shumë pushtet në duart e tij duke ndërmarrë mjaft reforma të rendësishme.

Gjatë ditëve të fundit ka patur spekulime për një grusht shteti në Arabinë Saudite, ndërsa sëfundmi njëri nga princët, pikërisht Halid bin Ferhan ka bërë thirrje për përmbysjen e Mbretit Salman dhe djalit të tij, Muhamed, raporton Albeu.com.

“U bëj thirrje djemve të ish-Mbretit Abdulaziz si edhe xhaxhallarëve të mi që të marrin masa dhe të përmbysin Mbretin Salman dhe djalin e tij”, citohet ai nga mediat ruse. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu