Shpëtim Idrizi: Edi Rama bëri tregti me Çamërinë

PDIU është e vendosur për zgjidhjen e çëshjtes çame, pavarësisht pengesave të politikes. Shpëtim Idrizi ka akuzuar drejpërdrejt ish-aletin e tij Edi Ramën, si kryeministri që përdori çështjen çame për të fuqizuar pushtetin e tij në rajon.

Në 29-vjetorin e Shoqatës “Çamëria”, kryetari i PDIU-së akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka përdorur çështjen çame ndaj Greqisë vetëm për interesa të tij personale. Shpëtim Idrizi rendit marrëveshjen e detit, toponimet, si pakte që rëndojnë mbi shqiptarët e Çamërisë.

Shpetim Idrizi: “Lideri i Rilindjes në vizitën e fundit në Greqi i kërkoi Greqisë aman të merrte rolin e liderit në Ballkan. Nuk e kisha menduar që dikush do të përdorte çështjen çame si çakmak për ngritjen e temperaturave me Greqinë dhe më pas si monedhë shkëmbimi për miqësinë me Greqinë. Madje Idrizi tregoi edhe biseden ish-aleatin e tij Edi Rama, i cili pas vizitës në Athinë ishte tërhequr nga mbrojtja e çështjes çame ndaj fqinjit grek.

Shpetim Idrizi: Hyri në ujë u tret nuk u ndje më. Nuk e bëjmë dot më tha Shpëtim. Sigurisht nuk e besonim që Çamëria ishte shkruar në akull. Akoma më shumë që Çamëria do të hiqej dhe nga program i qeverisë shqiptare”. PDIU nënvizoi edhe njëherë se pavarësisht dekaratave publike, shteti Helen do ta ketë të vështirë ta heqë ligjin e luftës me Shqipërinë, pasi sipas tij e ka tentuar edhe 28 herë të tjera dhe ka dështuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu