Shpikja e re: analiza e tumorit të pankreasit nga një…selfie

Nuk ka nevojë të bësh analiza për diagnozën fillestare të kancerit të pankreasit.

Mjafton vetëm të instalosh një aplikacion në android apo IOS, pra telefon smart, të bësh një selfie dhe merr në kohë reale të dhënat e analizave.

Një studim i kryer nga Universiteti i Uashingtonit, pritet të zyrtarizohet së shpejti në konferencën e Association for Computing Machinery, por mësohet se përfundimi është inkurajues.

Aplikacioni Biliscreen, bazohet në vëzhgimin e një prej simptomave të tumorit që është akumulimi i bilirubinës, e cila provokohet nga zverdhja e lëkurës dhe e të së bardhës të syrit.

Zverdhja është e padukshmë nga syri i zhveshur , të paktën në stadet e para të sëmundjes.

Por me anë të fotografisë dhe alegoritmit të posaçëm arrihet të përshkruhet ngjyra e plotë që përputhet me simptomën e kancerit të pankreasit.

Testi i parë në 70 persona ka arritur të zbulojë tumorin në afro 89.7% të rasteve. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu