Shqetësuese: Për 10 vite 27.700 të sëmurë me kancer në Maqedoni, në ditë vdesin 13 pacient

Në rajonin e Pellagonisë më së shumti njerëz nga kanceri kanë vdekur në vitin 2014 tregojnë kështu të dhëna nga sistemi shëndetësorë atje derisa ky rajon përfshinë komunat e Manastirit, Demir Hisarit, Krivogashtanit, Krushevës, Prilepit dhe Resnjës, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka .

Gjithashtu në këto komuna është regjistruar një numër i madh i të sëmurëve nga këto sëmundje. Në Pellagoni kanë vdekur 498 persona, në lindje 298 ndërsa në perendim të vendit 355 persona kanë vdekur nga kanceri.
Të dhënat për vitin 2015 akoma nuk janë publikuar por informacionet nuk janë të mira pasiqë vitin e kaluar janë regjistruar 4.200 persona të sëmurë nga kanceri,informon Flaka
Nga statistikat tregojnë se në vend nga kanceri vdesin cdo ditë nga 13 persona, në këto statistika nuk futen fëmijët por edhe aty numri është shumë shqetësues.
Përqindja e mortalitetit është vërejtur edhe në pjesën verilindore të vendit tregojnë kështu nga instituti i shëndetit publik, në periudhën 2005-2014 nëpër spitale kanë lëvizur me kancer mbi 27.700 të sëmurë,Flaka


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu