Shqiptarët e Maqedonisë bëhen gati për protestën e sotme

Një grup i qytetarëve shqiptarë në Maqedoni kanë paralajmëruar për nesër një protestë para ambasadës së Francës në Shkup, kundër vendimit për ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, njofton agjencia e lajmeve INA.

Azbi Nuredini, mik i afërtë i Haradinaj thotë se as bora dhe acari i ftohtë nuk do ta ndalojnë protestën e sotme.

“Sot një ditë me borë, por ta kujtojm sa ditë të tilla kaloi Ramush Haradinaj me vëllezër dhe bashkëluftar për popullin tonë, shum ditë të tilla dhe shum më të vështira se kjo ditë.
Për të treguar se ne shqiptarët dijmë ti respektojmë njerëzit që sakrifikojnë për lirinë kombit tonë, të dalim sot ora 14.00h para Ambasadës Franceze në lagjen Vodno për lirimin e heroit tonë kombëtar”, theksoi Nuredini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu