Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysajn, të cilit i përfundon mandati i ambasadorit.
Cungu, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë takim kanë diskutuar mbi bashkëpunimin e deritashëm me partitë politike shqiptare duke u fokusuar në statusin aktual të shqiptarëve në Mal të Zi.
“Së bashku u dakorduam se duhet të punohet në mënyrë intensive në ruajtjen, përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Malit të Zi“, shkroi Cungu.
Ai tha se e falënderoi ambasadorin Hysa për bashkëpunim dhe interesimin e treguar gjatë mandatit që kishte.
Postimi i plotë:
“Sot në zyre të Forcës me bashkëpunëtorë prita në vizitë lamtumirëse ambasadorin e Republikës së Kosovës në Mal të Zi Sh. E. T. Ylber Hysa të cilit i përfundon mandati i ambasadorit. Në këtë takim kemi diskutuar mbi bashkëpunimin e deritashëm me partitë politike shqiptare duke u fokusuar në statusin aktual të shqiptarëve në Mal të Zi.
Së bashku u dakorduam se duhet të punohet në mënyrë intensive në ruajtjen, përforcimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. E falënderova ambasadorin Hysa për bashkëpunim dhe interesimin e treguar të cilin e tregoi gjatë kohës së mandatit të tij. Poashtu, i urova ambasadorit Hysa suksese në punën e ardhshme”– shkruan ai.









