Një festë ditëlindjeje është shndërruar në një arenë përleshjeje mes disa shqiptarëve dhe maqedonasëve në në një lokal në rrugën Sant’Andrea në Itali.
Sherri mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka nisur verbalisht, por më pas ka degjeneruar në përleshje fizike ku nuk ka munguar edhe përdorimi i shisheve dhe karrigeve.
Përleshja ka shkaktuar panik tek të pranishmit e tjerë në lokal, të cilët janë larguar menjëherë. /albeu.com/