Shqiptari hyn për të vjedhur dyqanin në Milano, përballet me “surprizën” e pakëndshme brenda

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi tentoi të vidhte një dyqan në Milano. Shqiptari ka hyrë brenda dyqanit por është përballur me një ‘surprizë’ të pakëndshme….policia gjendej brenda dyqanit.

Në fakt, oficerët kishin ndërhyrë një orë më parë, pasi roja e sigurisë kishte kërkuar ndihmë për shkak se një grua marokene ishte përpjekur të dilte nga ambienti pa paguar disa rroba me vlerë 130 euro.

Policia arrestoi 39 vjeçaren marokene, por ndërsa ndodheshin brenda dyqanit për të plotësuar dokumentet përfundimtare, u desh të nisnin sërish një aksion. 35-vjeçari shqiptar tentoi të vidhte një palë këpcë duke shtyrë rojën e sigurisë, por u përball me policinë, e cila i vendosi menjëherë prangat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu