Shtatorja e Nexhat Agollit e mbuluar nga plehrat (VIDEO)

Mbeturina të hedhura dhe materiale të shpërndara ndërtimore janë përreth shtatores së veprimtarit shqiptar Nexhat Agolli, e rrethuar me rrjetë, në sheshin Maqedonia afër Telekomit. Nuk ka bazament dhe as tabelë mbishkrimi që identifikon se kujt i përket kjo shtatore, transmeton TV21.

“Jemi para përmendores së Nexhat Agollit e cila u vendos para 5 muajve mirëpo ende nuk ka mbaruar ndërtimi, sepse duhet të ndërtohet edhe bazamenti i përmendores dhe të shkruhet emri dhe mbiemri.”

Edhe kalimtarët e rastit nuk e dinë se kujt i përket kjo shtatore.

“Jo jo nuk e di.”

“Jo nuk e di as që e kam parë”, u shprehën disa kalimtarë.

Ministria e Pushtetit Lokal që ishte përgjegjëse për organizimin e vendosjes së tri përmendoreve në përgjigjen për TV21 theksojnë se kompania përgjegjëse e kontraktuar është duke realizuar punimet për finalizimin e kësaj përmendoreje.

GRAFIKË: Ministria për vetëqeverisje lokale

Arsyet për ngecjet e fundit kane qene për shkake te vërshimeve n regjionin e Shkupit. Nga kontaktet qe i kemi me realizuesin e punëve, kemi premtime se te gjitha aktivitetet do te përfundojnë shume shpejt, për çka opinioni do te informohet me kohe, nga ana e kabinetit te Ministres për vetëqeverisje lokale.

Mirëpo, ekipi ynë nuk hasi asnjë punëtor duke kryer punimet.Shtatorja e Nexhat Agollit është njëra nga tre shtatoret e figurave historike shqiptare të vendosura në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, që u miratuan në vitin 2010 nga komuna Qendër, por vendosja e tyre u shtye deri para pesë muajve. Agolli ishte jurist dhe nënkryetar i qeverisë së Republikës Socialiste të Maqedonisë pas Luftës së Dytë Botërore. (TV21)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu