Shtëpia e Bardhë i trembet një sulmi kibernetik nga Rusia ditën e zgjedhjeve

Qeveria amerikane i trembet një sulmi masiv kibernetik nga Rusia ose nga vende të tjera me qëllimin për të krijuar kaos në zgjedhjet presidenciale që zhvillohen të martën më 8 nëntor.

Për të qenë një gatishëmri dhe për t’iu kundërvënë këtij rreziku po bëhet një përpjekje e madhe e koordinuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare, me mbështetjen e Pentagonit dhe agjencive kryesore të inteligjencës CIA.

Rreziku është transmetuar nga agjencia e lajmeve NBC duke cituar zyrtarë të lartë të administratës Obama.

Në Uashington, burimet e administratës thonë se duhet të përgatiten për më të keqen, duke përfshirë edhe të ashtuquajturin sulm masiv kibernetik që trazon rrjetin elektrik në vend. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu