Shtëpia e Bardhë zgjedhë fotot e vitit, njëra është nga Kosova (FOTO)

Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur disa fotografi që shfaqin momente të rëndësishme të administratës së Presidentit Barack Obama në vitin që po lëmë pas.
Në mesin e këtyre fotografive të postuara në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Facebook, është edhe vizita e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Biden, së bashku me familjen e tij, qëndroi në Kosovë, ku morri pjesë në inaugurimin e një rruge e cila mban emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu