Shtrenjtohen cigaret

Që prej disa ditëve në Maqedoni janë shtrenjtuar cigaret. Tani një pako “Malboro” e fortë kushton 130 denarë, ndërsa cigaret më të holla Malboro shiten nga 100 denarë për pako.

Janë shtrenjtuar edhe cigaret Vest në variant të fortë dhe të butë. Tani ato kushtojnë nga 70 gjegjësisht 80 denarë për pako. Për 5 denarë është shtrenjtuar edhe Rodeo dhe tani një pako Rodeo kushton 68 denarë.

Në përputhshmëri me rregullore për akciza të cigareve, shteti parashikoi që deri në fund të këtij viti cigaret të kenë nga 3 denarë për pako akcizë më të lartë, ndërsa qershorin e viti 2017, akciza të rritet në 4 denarë për pako.

Megjithatë prodhuesit kanë vendosur që të bëjnë shtrenjtim deri në 5 denarë për pako, ndërsa disa brende, siç janë shembull Malboro për disa muaj u shtrenjtuan edhe nga 10 denarë për pako.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu