Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës

Komisioni Rregullator për energjetikë njofton se nga mesnata çmimi i naftës do të shtrenjtohet për dy denarë, respektivisht pas mesnatës një litër naftë do të kushtojë 94,5 denarë.

Për dy denarë e gjysmë do të shtrenjtohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, i cili pas mesnate do të shitet për 92 denarë për litër.

Çmimi i benzinave nuk ndryshon, gjegjësisht benzina Eurosuper BS 95 do të vazhdojë të shitet për 86,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS 98 për 89 denarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu