Shtyhet gjykimi për vrasjen e “Komandat Shqiponjës”

Për të dytën herë me radhë shtyhet seanca gjyqësorë për vrasjen e Xhemail Rexhepit i njohur si Komandant Shqiponja, transmeton Express.

Gjykatësja Maja Denkovska thotë se seanca u shty për më 5 maj, me kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore. Kurse prokurori Isa Sulejmani nuk ishte i gatshëm të sqaroj arsyet e shtyrjes së gjykimit, ku pritej të merrej verdikti final ndaj te akuzuarit Bajram Limani.

Pala mbrojtëse e të vrarit, e cilëson tendencioze ketë shtyrje, ku avokati Marjan Vitanovski thotë se me gjasë rasti do të shkoj në rikualifikim të akuzës për vrasje gjatë përleshje me armë zjarri të ndodhur dy vjet më parë në Kumanovë ku mbeti i vrarë Komandant Shqiponja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu