Shtyrja e regjistrimit në Komisionin Ligjvënës – Juridik, a pritet votimi sot?

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë sot është në rend dite në Komisionin parlamentar ligjvënës – juridik.

Ky propozim-ligj dje kaloi në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane, pasi që pod je deputetët në seancë votuan nevojën për miratimin e tyre. Me këtë propozim regjistrimi duhet të realizohet nga 5 deri 30 shtator të këtij viti, përcjell INA.

Megjithatë para këtij votimi që po kundërshtohet nga opozita shqiptare, Ligji për Regjistrim është në fuqi dhe se Enti Shtetëror i Statistikave duhet ta zbatojë ate dhe se regjistruesit duhet të jenë në terren për regjistrimin e popullsisë, mirëpo deri tani siç bëhet e ditur, asnjë regjistrues nuk është në terren dhe se nuk po zbatohet ky ligj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu