Shumica e diktatorëve fundin e karrierës e kanë me defa e tupana

Nga: Ylber Pilku

Studimet shkencore të realizuara nga politologë në universite të mëdha botërore, kanë treguar se shkaku kryesor i egërsisë së sistemeve diktatoriale është mungesa e ndërgjegjes tek i pari i diktaturës-diktatori.

Pa marë parasysh zullumin dhe të zezat që ia bëjnë popullit, diktatorët asnjëherë nuk i vret ndërgjegja. E sa më gjatë qëndrojnë në pushtet, aq më të pandërgjegjshëm bëhen. Aq më të padhimbshëm për vuajtjet që i shkaktojnë popullit.

Dhe në një moment, të gjithë diktatorët pa përjashtim arrijnë në stadin kur dhimbja dhe vuajtjet e popullit jo që nuk ua vret ndërgjegjen, por u shkakton kënaqësi.

Kënaqësi e diktatorëve rritet në proporcion me vuajtjet që ia shkaktojnë popullit. Deri sa arrijnë te momenti që nga kënaqësia prej vuajtjeve të qytetarëve “humbin kontrollin” dhe marin daullet, defin, ose instrumente tjera dhe fillojnë të bëjnë muzikë.

Në këtë stad, ata jo vetëm që ndjejnë kënaqësi nga të këqijat që u bëjnë qytetarëve, por ndodh edhe një fenomen tjetër. Populli fillon tu përngjajë si arushat e cirkut, si një masë e lajthitur që hedh valle me defa e me tupana.

Kjo është periudha të cilën shkencëtarët e politologjisë e quajnë “lajthitja e diktatorit”, sepse në fakt është diktatori ai që ka lajthitur, e jo populli. Kjo konsiderohet edhe si periudha më e përshtatshme për rrëzimin e tyre nga pushteti. Kjo është periudha kur ata

Por në qoftë se diktatorët e mbijetojnë në ndonjë mënyrë këtë periudhë, që zakonisht vjen në 10-12 vjetorin e qeverisjes së tyre, atëherë masat e tyre kundër popullit bëhen edhe më të ashpra dhe më të përgjakshme.

Mes diktatorëve që shpesherë meren si shembull për analizë shkencore nga politologët botërorë është edhe diktatori i përgjakshëm Enver Hoxha. Konstatim i përbashkët i tyre është se në rast se shqiptarët do e kishin rrëzuar Enverin në 10 vjetorin e tij të ardhjen në Qeveri, do të kishin paguar kosto shumë më të ulët historike dhe ekonomike, se sa që pritën ikjen e tij nga kjo botë. Edhe tmerret njerëzore që i përjetuan do kishin qenë shumë më të ulëta, kurse tranzicioni shumë më i qetë. E Shqipëria do ishte anëtarësuar në e NATO dhe BE që në vitet e 80-ta.

Si përfundim, gabimet janë për të mësuar prej tyre, e jo për t’i përsëritur. Shqiptarët janë popull që kanë vuajtur nga diktatura dhe në të mirën tonë është që mos lejojmë të na përsëriten gabimet nga e kaluara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu