Si do të ndërtohet rruga Tetovë-Gostivar me 6 korsi, kur janë 12 mbikalime të ngushta?!

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi dje nga Gostivari premtoi se do të ndërtohet autostrada Tetovë-Gostivar me 6 korsi.

“Ajo autostradë nënkupton rrënimin e tërësishëm të rrugës, aktuale Tetovë – Gostivar. Të gjitha katër korsitë prishen dhe ndërtohen të reja, nga tre korsi, plus edhe një rrugë anësore që do të lidh fshatrat, drejt Kërçovës njejtë dhe bashkangjiten me autostradën që lidhet me Ohrin me çrast do kemi lidhje nga Shkupi në kufi me Shqipërinë”, ka thënë në fjalën e tij para të pranishmëve në takimin me strukturat e BDI në Gostivar, Artan Grubi.

Por nuk dihet se sa do të jetë kostoja e këtij projekti, dhe cfarë do të ndodhë me gjithë ato 12 mbikalime që janë në rrugën e ashtuquajtur autostradë Tetovë-Gostivar.

Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini thotë se kur deri më tani për 3 vite kanë përfunduar vetëm 2 km nga 12 km e premtuara Shkup-Bllacë, nuk ka logjikë të flitet për dicka tjetër.

“Gjatë kësaj periudhe mbushen rrafsh tre vite prej kur Bujar Osmani e festoi nënshkrimin e kontratës me “GRANIT”-in për ndërtimin e 2 km. të para të autostradës prej Shkupi deri në Bllacë dhe me atë rast shtoi se “së shpejti deri në Prishtinë do mundemi të udhëtojmë për më pak se një orë dhe se aksi prej Shkupi deri në Bllacë me gjatësi 12 km, do kryhet brenda kësaj vere”.

E di se mund të tingëllojë qesharake, por për këto 2 km duhet festim”, tha Bujari para gazetarëve. Jo rastësisht, Zaevi largpamës aso kohe Bujarin, përveç eurointegrimeve, e angazhoi edhe si koordinator për ndërtimin e të gjithë autostradave në Maqedoni. Para disa ditëve edhe Artan Grubi në Tiranë, para Ramës, dha lajmin se fillon ndërtimi i autostradës me 6 korsi prej Shkupi deri në Tiranë”, ka theksuar Hajredini, duke shtuar se premtimet e tilla janë absurditete dhe mashtrime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu