Si duhet të veprojmë kur një halë peshku mbetet e kapur në fyt?

Veprimet e para dhe të menjëhershme që duhet të ndërmerrni janë të shumta, zbulojini të gjitha.

Teshtitja

Është forma e parë e mbrojtjes që bën trupi. Provoni ta përforconi këtë veprim të organizmit që ta risillni halën sërish në gojë.

Vaji i ullirit

Nëse teshtitja nuk funksionon, provoni të kaloni në fyt një lugë me vaj ulliri: do të lubrifikojë ezofagun duke e ndihmuar kështu halën që të rrëshqasë drejt stomakut.

Pini ujë të kripur

Merrni një gotë me ujë të vakët dhe pak të kripur. Efekti shpëlarës i ujit do ta marrë me vete halën.

Banane

Përtypeni për një copë herë të mirë bananen dhe pastaj kalojeni poshtë në mënyrë të shpejtë dhe të vendosur, konsistenca e bananes së përtypur ndihmon për të eliminuar bezdisjen që krijon hala.

Tuli i bukës

Tuli i bukës ka qenë gjithnjë mënyra më efikase për t’u çliruar nga hala e peshkut në fyt: nëse e keni të mundur, lageni në qumësht të ngrohtë përpara se ta hani.

Uthulla

Ndër metodat e gjysheve është edhe ajo e pirjes së uthullës së tretur në ujë! Për t’u provuar edhe kjo nëse asnjë prej atyre më sipër nuk jep rezultat!

Ato që ju listuam këtu janë metodat më të përhapura dhe më të përdorura me synim që të çlirohemi nga halat e ngecura në fyt. Zakonisht, megjithatë, kur bezdia është e papërfillshme, ne harrohemi dhe hala kalon vetvetiu poshtë. Por nëse bezdisja është e vazhdueshme dhe bëhet shkaktare e dhimbjes kur ushqehemi, ju këshillojmë menjëherë t’i drejtoheni mjekut!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu