“Si mund të jem unë kundër jush? “, Rama thotë se e ka menduar dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik dhe kritikave që kanë shoqëruar projektin e investimit në Zvërnec, pas përplasjeve dhe kundërshtive të shfaqura së fundmi.
Rama deklaroi se debatet dhe kundërshtitë e fundit lidhur me projektin e investimit në Zvërnec e kanë bërë të mendojë për herë të parë largimin nga drejtimi i vendit.

“Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes? Dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj për mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë, që janë mbushur sot me kauzën tuaj? Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, shitësi i atdheut dhe ai është kryeministri juaj?

Thënë këto, dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase emocional, por kjo është ndjesia ime. Për mua këto janë ditë të habitshme, që për herë të parë më kanë bërë të mendoj që t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe t’ju kërkoj ndjesë për të ikur në katund dhe t’ju lë në duar që do të zgjidhni vetë për ta mbrojtur Shqipërinë nga të huajt.

Por kam zgjedhur të bëj atë që kam bërë gjithmonë, t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua sa ju dhe siç e doni ju.”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu