Si një oligark nga lista e zezë amerikane mori nënshtetësinë maqedonase

Oleksandr Onishchenko ishte përfaqësues i partisë së Viktor Yunukovich në Ukrainë; ai u arr*atis në vitin 2016 pasi ndaj tij u hap një hetim për pastrim parash dhe korrupsion, transmeton InfoShqip.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka filluar procedurën për heqjen e shtetësisë së Oleksandr Onjishchenkos.

Prej disa kohësh, ka pasur një hetim se kush është përgjegjës për dhënien e nënshtetësisë një ukrainasi që është në listën e zezë të SHBA-së dhe i cili u përfshi sepse, sipas autoriteteve amerikane, ai ishte pjesë e një rrjeti të ndikimit rus në SHBA ne zgjedhjet e 2020.

Për këtë dështim opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Policisë dhe drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu