Si u anulua 10 minuta para sulmi i Amerikës ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi raportimet e New York Times se gjatë natës Shtetet e Bashkuara ishin gati për të goditur objektivat strategjike në Iran, të cilat dje kishin qëlluar një avion dronë amerikan, duke pretenduar se ishte në hapësirën ajrore të saj (tezë e hedhur poshtë nga Washingtoni).

“Natën e kaluar ne ishim të armatosur dhe gati për hakmarrje në tri vende të ndryshme, kur pyeta se sa njerëz do të vdisnin. “Njëqind e pesëdhjetë Zotëri”- ishte reagimi i një gjenerali. Dhjetë minuta para se të niste sulmi unë e ndala atë”- shkruan në Twitter-in e tij Trump.

Ndërsa tensionet në zonën e Gjirit Persik po rriten pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit dhe pas rrëzimit të avionëve amerikanë të spiunazhit nga Forcat Revolucionare, një sërë avionësh kanë vendosur që të shmangin fluturimin mbi Teheran.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu