Sijarto deri te Dimitrovi: Kërkesa e Gruevskit për azil është juridike, jo çështje politike

Shefi i diplomacisë së Hungarisë Peter Sijarto sot me telefon ka biseduar me kolegun e tij nga Maqedonia Nikolla Dimitrov për rastin me ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili u arratis dhe kërkoi azil në Budapest, njoftoi MPJ e Hungarisë.

Sijarto i ka thënë Dimitrovit se kërkesa e Gruevskit për azil në Hungari është juridike, jo çështje politike dhe se autoritetet hungareze do të vendosin sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në bisedën të iniciuar nga pala maqedonase, Sijarto ka theksuar se Maqedonia edhe më tej mund të konsiderojë në mbështetjen e fuqishme të Hungarisë në procesin e integrimeve në BE dhe NATO.

Kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban dje konfirmoi se Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil.

“Me faktin se 10 vite ishte shembull, për shkak të arsyeve të sigurisë, autoritetet hungareze lejuan që Nikolla Gruevski kërkesën për azil ta dorëzojë dhe të dëgjohet në Zyrën për emigrantë dhe azil në Budapest”, kanë thënë nga kabineti i Orbanit, duke shtuar se vazhdon mbështetja hungareze për Maqedoninë, që siç thuhet, “është partner strategjik dhe aleat i Hungarisë”.


1 Koment

  1. Hungaria nuk esht si kosova qe ja dergoj 6 persona Erdoganit .Ato ishin prind te dikujt .
    Secili mumdet me gabu .edhe ju sicili shqiptar e Maqedon po te ishit ne vend te Gruevskit do te vidhnit ndoshta edhe ma shum sikur secili politikan qe esht pasuruar me hajni.e duhet me ju ardh turp si aya qent e eger me ba Hit ikjen e Gruevskit .ka hik ka hik qka pe bani aq te madhe .Popull shum i keq .Hajnat dojn me zan nje hajn te vogel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu