Disa simpatizues ët VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit janë grumbulluar para Gjykatës Themelore Shkup 1, ku sot iu shqiptua dënim prej dy viteve burg ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Njëri prej protestuesve madje ëshët alivanosur nga keqardhja. Protestuesit tjerë shajën shtetin, kurse nuk mungojnë as ofendimet ndaj shqiptarëve.
Protestuesit fajësojnë “shiptarite” pse Gruevski u dënua me 2 vjet burg! Ata kanë sharë dhe fyer me një fjalorë të ulët shqiptarët.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska e dënoi Nikolla Gruevskin me 2 vjet burg efektiv pasi e shpalli fajtor për ndikim në veprime të paligjshme.
Ndërsa Gjoko Popovskin e dënoi me burg prej gjashtë, 6 vitesh dhe gjashtë muajsh burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Ata u obliguan ti paguajnë edhe harxhimet e gjykimit.
“Është nderë të jesh kryeministër. Ai duhet të kujdeset për interesat e qytetarëve. Por edhe çdo funksionar duhet ta dijë se e ka për obligim transparencën ndaj qytetarëve që janë taksapaguesit, dhe mbushësit e buxhetit. Kryeministri nuk guxon që ti nënçmojë kështu qytetarët siç ka bërë Gruevski. Ai duhet tua ruajë interesin.
Edhe Gjoko Popovski ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke dëmtuar interesin publik, tha Kacarska.
Sipas Kacarskës, ai ka porositur makinë luksozë 600 mijë eurosh mbi shpinën e buxhetit të Ministrisë së Brendshme dhe ka kërkuar edhe favorizimin e kompanisë Mak Auto Start duke e ditur se ajo është kompania e vetme e cila importon makina të tilla luksoze të tipit Mercedes.
Kacarska kujtoi se gjatë gjykimit janë prezantuar një mori provash në mbështetje dhe kundërshtim të akuzës, por më shumë kanë peshuar ato që e mbështesin. Kacarska tha se është i qartë favorizimi i kompanisë pasi që gjithë specifikat e Mercedesit që i ka vetëm ai, janë vendosur si kusht në tender. Gjykatësja kujtoi se Gjoko Popovski poashtu ka qenë i vetëdijshëm për veprimet e tij.










