Sindikata dhe Ministria e Arsimit nënshkruajtën marrëveshjen për paga më të larta për 15%

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut nënshkruajtën sot Marrëveshjen për paga më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm për 15 për qind, duke filluar kjo masë me pagën e shtatorit.

Marrëveshjen e ka bërë të ditur sot pasdite në Facebook kryetari i Sindikatës, Jakim Nedelkov, ndërsa sot në një konferencë për media edhe ministri Jeton Shaqiri, duke nënvizuar se mësimdhënësit do të marrin, siç tha ai, “rritje historike” duke nisur me pagën e shtatorit.

Në Marrëveshjen e nënshkruar shkruhet se paga më e ulët për kompleksitetin më të ulët për të punësuarit në shkollat ​​fillore është 16.973 denarë dhe 17.512 denarë për të punësuar në shkollat ​​e mesme. Kjo pagesë nis të aplikohet nga muaji tetor, kur lëshohen rrogat e shtatorit./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu