Sinjal i keq për partitë shqiptare, LSDM dhe VMRO hapin shtabe në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Pas hapjes së shtabeve nga partitë maqedonase LSDM dhe VMRO në lagjen e Trimave në Kumanovë, ka reaguar gazetari Berat Azizi duke theksuar se ky është një lajm i keq për partitë e përgjumura shqiptare. Supas Azizit hapja e shtabit të VMRO-së në këtë zonë është edhe dobësi e Zaevit por edhe të partive shqiptare që premtuan shumë dhe nuk realizuan asgjë., përcjell TS,

“Hapje e shtabit te LSDM dhe VMRO-s ne lagjen e Trimave ne Kumanove, eshte nje sinjal i keq per partite e pergjumura shqiptare. Tashme edhe VMRO fillon te shtrihet ne terrenin politik shqiptar dikur te pamposhtur. Pastaj VMRO me hapjen e shtabit ne kete zone pas 6 viteve tregon dobesine jo vetem te Zaevit, por edhe te partive politike shqiptare te cilat premtuna shume, dhe ne fakt nuk arriten ta mbrojne popullaten e kesaj ane e cila gjithnje e me teper po iken drejt vendeve evropiane” ka shkruar Berat Azizi

Ndryshe partitë politike maqedonase kanë nisur fushatën parazgjedhore për zhjedhjet presidenciale që do të mbahen në prill të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu