Sistemi artificial pankreatik, pajisja e re që mban sheqerin nën kontroll

Një sistem pankreatik artificial mund të ndihmoj fëmijët ta kontrolojnë diabetin, dhe ta mbajnë nivelin e sheqerit në gjak stabil, thuhet në një studim të botuar të mërkurën në “New England Journal of Medicine”.

Shkencëtarët studiuan 101 fëmijë midis moshës 6 dhe 13 vjeç për katër muaj në një provë klinike të rastësishme, duke analizuar efektin dhe funksionin e një sistemi artificial të pankreasit dhe një pompe të insulinës. Sistemi artificial I pankreasit monitoron automatikisht dhe rregullon nivelin e glukozës në gjak. Nuk implantohet te pacientët, por përdor një kompjuter për të koordinuar monitorimn e glukozës me pompën e insulinës.

Fëmijët, që kishin përdorur këtë sistem patën një përmirësim prej 7% në mbajtjen e niveleve të glukozës në gjak brenda niveleve të synuar gjatë ditën dhe një përmisim prej 26% gjatë natës.

“Për diabetikët e tipit 1, kontrollimi I niveleve të glukozës në gjak gjatë natës është thelbësor sepse hipoglikemia e rëndë, e pakontrolluar mund të çoj në gjendje kome madje edhe vdekje”, kanë shkruar studiuesit.

“Përmirësimi I kontrollit të glukozës në gjak gjatë natës, për neve është një arritje e madhe”,tha Dr Paul Wadwa, doktoreshë në Qendrën e Diabetit për Fëmijë.

Ky inovacion është një sistem I menaxhimit te diabetit “gjithçka në një”, që përdor një CGM për të vrojtuar vazhdimisht nivelet e glukozës në gjak, dhe një pompë me insulin për të dhënë automatikisht kur të jetë e nevojshme. Rezultatet e testimit të kësaj pajisjeje deri tani kanë qenë të shkëlqyera, dhe studiuesit shpresojnë që këto pajisje do të lehtsojnë kontrollimin e sëmundjes tek të gjithë fëmijët që vuajnë nga diabeti tipi 1.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu