S’ka shaka me rusët: Dëbohen dhjetëra kinezë e dënohen qindra në Moskë, shkelën rregullat gjatë pandemisë

Dhjetëra turistë kinezë janë dëbuar nga Moska pasi nuk respektuan rregullat e regjimit të izolimit, e janë dënuar disa qindra deklaroi Kryetari i Komunës së Moskës, Sergei Sobianin.

“Janë dënuar disa qindra, e janë dëbuar disa dhjetëra turistë kinezë, por kjo ishte e mjaftueshme që ata të kuptojnë se nuk është shaka dhe se të gjithë duhet t’i nënshtrohen izolimit” tha Sobianin.

Ai tha se ka vendim për inspektimin e transportit të turistëve kinezë.

Në Moskë për shkak të parandalimi të përhapjes së koronavirusit janë vendosur masa të rrepta të ndalimit të qarkullimit dhe vet izolimit pa marrë parasysh moshën.

Deri tani në Rusi numri i të sëmurëve nga Covid-19 ka arritur në 10131, raste vdekjeje janë regjistruar 76, ndërsa për të shëruar janë raportuar 698 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu