Skandal/ Administratorët shqiptarë që rrijnë në shtëpi ftohen në Hasanbeg

Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit i ka ftuar të gjithë adiminstratorët shqiptarë që rrinë ‘këmbëkryq” nëpër shtëpi dhe marrin paga, të shkojnë në Hasanbeg për t’i ndihmuar familjet e dëmtuara nga vërshimet.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, një pjesë e administratorëve janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë pastrimin e shtëpive dhe hapësirave të dëmtuara ndërsa disa kanë refuzuar.

Një administrator që rrinë në shtëpi ka njoftuar agjencinë INA për skandalin e rradhës të partisë shqiptare në pushtet.

“Kur më thirrën në telefon u gëzova se do të pranojnë të punë. Kam dëshirën dhe vullnetin që me shkollën që kam kryer ti shërbej vendit tim. Por, u habita kur më ftuan ta pastrojmë Hasanbegun. U thash unë kam ditë që jam në Hasanbeg dhe po ju ndihmoj familjarëve të mij. Më punësoni aty ku e kam vendit”, shprehet administratori i hutuar, duke dashur të mbetet anonim.INA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu