Një fëmijë dy vjeçar është keqtrajtuar nga një edukatore në një çerdhe të Shkupit. Denoncimet vijnë nga prindi i fëmijës, Astrit Iljazi, fëmija i të cilit viziton këtë kopsht, shkruan Shenja.
Prindi e ka paraqitur rastin në polici dhe në drejtorinë e çerdhes dhe është angazhuar edhe Ministria e Punëve Sociale. Iljazi dyshon në keqtrajtim për shkak të disa pjesëve të mavijosura të trupit që thotë se nuk mund të shkaktohet as nga rrëzimi, as nga ndonjë bashkëmoshatar. Në videon më poshtë mund të shihni edhe shenjat e dhunës në trupin e fëmijës. Për më tepër informata, ndiqni edicionet e lajmeve në ora 15:55 dhe në ora 18:55, ku do të mund të ndiqni edhe deklaratat e prindërve.
Keqtrajtimi Çerdhe by tvshenjaofficial