Skandal: Ministrat e BDI-së i japin 5.4 milion euro për “Makedonsko Sello”

Ministria e ekonomisë tradicionalisht udhëhiqet nga ministra shqiotarë të BDI-së nga Çairi. Më parë ishte Valon Saraçini, pastaj Bekim Neziri dhe së fundmi Driton Kuçi.

Por ajo që të vret syrin janë projektet monoetnike si “Makedonsko Sello” në Nerez të Epërm në Shkup. Fakt shkruan se ky projekt i finansuar nga buxheti i shtetit, ka kushtuar 5.4 milion euro, dhe qeveria ka vendosur t’ia jep në menaxhim ish kryetarit të komunës qendër nga radhët e VMRO-së Vlladimir Todoroviq, përndryshe pronar i zinxhirit të marketeve “Tineks”, për qira prej 3500 euro.

Shtrohet pyetja: Si mundet ministra shqiptarë nga balta e Çairit të ndajnë 5.4 milion euro nga paratë (edhe) të shqiptarëve për një projekt si “Makedonsko sello” dhe t’ia japin Todoroviqit, ndërkohë që në mahallën ku jetojnë vërshimet, balta dhe mizeria kanë kapluar jetën e shqiptarëve?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu