Skandal në Tetovë, nxënësit e shkollave nëpër kazino, ja pamjet

Fëmijë të shkollave të mesme të Tetovës çdo ditë e më tepër po frekuentojnë kazinot e qytetit të Tetovës. Denoncimi vjen nga prindër të cilët për INA thonë se janë tmerruar nga fotot që i janë dërguar në adresë të tyre ku shihen se si fëmijë qëndrojnë nëpër aparatet e kazinove të Tetovës.

“Kjo është skandaloze. Kemi parë se si qëndrojnë me orë të tëra në kazino dhe nuk shkojnë në mësim. Ku i marrin paratë. Sigurisht nuk dijnë as prindërit e tyre. Shokë të tyre thonë se nuk vijnë në shkollë, ndërsa tërë orët i kalojnë në kazino. Apelojmë që organet e rendit të ndërhyjnë nëpër këto objekte të lojrave të fatit për të parandaluar këtë krim makabër”, thotë për INA një prind nga Tetova, i cili kërkon ndihmën e zv /ministrit të brendshëm Agim Nuhiu që të ndërmerrë një aksion kontrolli gjatë kësaj periudhe.

Por sipas prindërve, vetë pronarët e kazinove apo punonjësit nuk bëjnë zë dhe u konvenon që aty edhe fëmijët ti lënë paratë, pasi që është biznes për ta.

Nga Ministria e Brendshme pritet që të reagojnë ndaj këtyre dukurive që së fundi kanë marrë hov në Tetovë. Vetëm pak ditë më parë u protestua kundër kësaj dukurie dhe hapjes së kazinove afër shkollave dhe universiteteve. Me një vendim të gjykatës, një kazino nuk u lejua që të hapet afër UT-së. Prindërit kërkojnë që këto objekte të jenë në periferi dhe nën survejimin e shtetit, duke parandaluar keqpërdorimet me fëmijët. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu