Skandalet në Shqipëri skanë fund, në një tjetër bashki dalin mijëra vota më shumë se sa votues

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Durrës, ku fituese është shpallur kandidatja e PS-së, Valbona Sako.

Përfundimi i numërimit të votave në Durrës thellon skandalin mbi numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe pjesëmarrjes në votime.

Kështu referuar vetëm shifrave zyrtare të KQZ-së, në votime kanë marrë pjesë 35062 votues, ndërsa numri i votave të gjetura në kuti është 37655.

Nga këto, Valbona Sako e Rilindjes ka marë 34026 vota. Ndërsa, Valbona Sakollari e Bindjes, 3629 vota.

Ndërsa 3029 vota të pavlefshme.

Referuar këtyre shifrave rezulton se 5 622 vota janë hedhur në kuti në mënyrë të paligjshme, duke mbushur kutitë ndoshta me idenë për të rritur fiktivisht numrin e pjesëmarrjes.

Të shumta në numër kanë qënë edhe votat e pavlefshme, ku në Durrës janë shënuar plot 3029 të tilla.

Ndërkohë PD e Durrësit ka filmuar çdo parregullsi në Qendrat e Votimit dhe tashmë është duke adminstruar të dhënat për të denoncuar me fakte këtë skandal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu