Skandali Onishçenko, Fetai nga ASH: Faji u pranua, tash duhet përgjegjësi nga drejtori dhe ministri

Pas konfirmimit nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski se Qeveria ka marë vendim të rishqyrtojë dhënien e nënshtetesisë oligarkut rus Oleksandar Onisçenko, la reaguar Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët duke thënë se pasi që u zunë me pelë në dore, tani faji u pranua, dhe se duhet të mbahet edhe përgjegjsi nga funksionarët e përfshirë në këtë skandal, gjithashtu duke i bërë thirje edhe Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit duhet të hetojë urgjentisht këtë rast sepse dikush këtu ka hangër pare nga oligarku rus për këtë shërbim.Për më tepër ju sjellim reagimin e plotë të Fetait:

“U zunë me pelë për dore dhe nuk patën qare pa u zbraps sepse i dhanë shtetësi nëpër terr një oligarku të Putinit të sanksionuar nga SHBA.

Tash që faji u pranua, duhet të pasojë përgjegjësia: dorëheqja e Dimovskit, Spasovskit dhe të gjithë atyre që proceduan lëndën deri në qeveri.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit duhet të hetojë urgjentisht këtë rast sepse dikush këtu ka hangër pare nga oligarku rus për këtë shërbim”-shkruan Fetai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu