Skema e re e ndihmës ekonomike, Edi Rama: Njerëzit nuk punojnë, i duan 50 mijë lekët për kafe!

Për të justifikuar kriteret e reja të marrjes së ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama solli shembullin e fabrikave në Delvinë, Skrapar, Gjirokastër dhe Durrës që sipas tij rrezikojnë të falimentojnë sepse askush nuk shkon të punojë për 300, 350 apo 450 mijë lekë në muaj.

“70% e atyre që kanë pretenduar të përfshihen në skemë janë persona nga 24-45 vjeç plotësisht të aftë për punë dhe unë nuk mund ta pranoj, po marr shembullin e Delvinës për fabrika që rrezikojnë të falimentojnë se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër ata që janë të aftë për punë të marrin ndihmë ekonomike, se megjithëse janë të aftë të punojnë nuk shkojnë në punë, se marrin ndihmë ekonomike. Nuk pranoj që investime të kësaj natyre si në Delvinë të rrezikojnë falimentin. Si sot në Skrapar që rrezikojnë të flaimentojnë se nuk pranojnë njerëzit të punojnë. Po ashtu në Gjirokastër. Kam raste konkrete për fabrika konkrete, se njerëzit nuk pranojnë të punojnë. Nuk bëhet fjalë që të thonë që “pse do shkoj të punoj unë për 3 ose 4 mijë lekë”. Kemi rastin e një fabrike në Durrës ku rrogat janë 450 mijë lekë. Nuk janë rroga si e imja dhe e juaja, por është 5 apo 6-fish e mesatares së ndihmës ekonomike. Nëse më thua që preferoj të marr 50 mijë lekshin dhe preferoj të rri në kafe, atëherë nuk e pranoj” u shpreh Rama për gazetarët në Berat.

Skemën e re të ndihmës ekonomike, Rama e quajti “të ftohtë”, për shkak se tashmë përzgjedhja do të bëhet nga një program kompjuterik, në bazë të të dhënave të aplikuesve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu